Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në plazhin e Velipojës, ku një pushues nga Kosova ka vdekur.
Shkak i vdekjes së të moshuarit ka qenë një atak kardiak, teksa ky i fundit ndodhej në det.
Fjala është për 86 vjeçarin Agush Kastrati, me origjinë nga Peja e Kosovës.
Policia ka shkuar në vensdngjarje dhe ka nisur hetimet.
Ndryshe, vetëm këtë vit kanë vdekur disa persona në plazhet e Shqipërisë për shkaqe të ndryshme.