Një tjetër shqiptar është gjetur i mbytur në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit, 85 km larg vendit ku u gjet i vrarë presidenti i vetëshpallur i Çamërisë Festim Lato.
Mediat holandeze raportojnë se nuk dihet ende shkaqet e vdekjes së tij.
Ai u vu re nga një kalimtar i cili vuri re diçka po lundronte në ujë. Nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Ndryshe dje në rrethana misterioze u vra Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë në Holandë, Festim Lato.