Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në një biznes fason në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në zonën e njohur si Treni.


Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në biznesin fason të një shtetasi me origjinë egjiptiane, i cili ka disa vite që operon në Shqipëri.

Nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa mësohet se është shoqëruar edhe një person.

Reklamë

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.