Mesazhi i fundit i Vincent Kompanys drejtuar bashkëlojtarëve të tij ishte që të siguroheshin që ta fitonin Ligën e Kampionëve.


Kompany i dha fund qëndrimit 11-vjeçar në City të dielën, për tu bërë lojtar-menaxher në klubin e tij të parë, Anderlecht, shkruan Reporteri.net

Disa orë pasi ndihmoi Cityn që ta kompletonin një fitore historike të trefishtë në finale e FA Cup, Kompany i tha skuadrës dhe familjeve të tyre në një party: “Liga e Kampionëve, është e vetmja që na mungon”.

Reklamë

Vincent Kompany fitoi titullin e katërt të Premierligës madje duke i fituar ato si kapiten i skuadrës së “qytetarëve”./Reporteri.net/