Si pjesë e hetimeve të mirëbesimit, kongresi i Shteteve të bashkuara, iu ka kërkuar katër kompanive gjigante që funksionojnë përmes internetit, të dhënat e brendshme.
Apple, Amazon, Facebook dhe Google detyrohen që të japin të dhënat lidhur me komunikimet dhe ekzekutimet e deritanishme, si dhe sistemin e funksionimit të algoritmit të kërkimit, transmeton Telegrafi.
Komiteti Gjyqësor i ka kërkuar këtyre kompanive edhe listën e produkteve, emailat dhe pasqyrën financiare.
“Problemet e konkurencës në tregun digjital dhe bllokimi i konkurrencës” janë shqetësimet kryesore të kongresit, andaj e kanë filluar këtë hetim, për të kuptuar nëse ligjet në fuqi, kanë mundësi të zgjidhin pengesat.
The Washington Post që gjithashtu është në pronësi të Amazon, ka bërë të ditur se do të bashkëpunohet me Kongresin lidhur më këto të dhëna, që nuk ka mundësi të jepen në tërësi. Derisa kompanitë tjera, ende nuk kanë dhënë përgjigje se si do të japin të dhënat e kërkuara.
Hetimi i fundit rreth këtyre ueb-faqeve, vjen pas hetimeve nga shumë shtete të Shteteve të Bashkuara, rreth aktiviteteve të Google dhe Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.