Real Madridi janë gati të ofrojnë 347 milionë euro në drejtim të Paris Saint-Germain për superyllin brazilian Neymar.
Braziliani ka qenë qe një kohë të gjatë në radarin e Madridit dhe tani presidenti i klubit Florentino Perez është gati të ofrojë gjithçka që ta sjellë atë në Bernabeu.
Real Madridi jane duke përgaditur një ofertë stratosferike që kap vlerën e 347 milionë eurove dhe janë gati t’i ofrojnë lojtarit një pagë prej 44 milion eurove përgjatë 5 sezoneve, shumë kjo e cila do ta eklipsonte pagën që Lionel Messi merr tek Barcelona.
Perez është i sigurtë se do të arrijnë marrëveshjen për Neymar anipse PSG hezitojnë ta lejojnë yllin e tyre të largohet.