Këngëtarja e njohur e hitit “Wild thoughts”, Rihanna siç dihet prej kohësh është në një lidhje me miliarderin arab Hassan Jameel. Dyshja janë fotografuar shpesh herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe madje po përflitej se gjërat mes tyre do të bëheshin serioze .
Megjithatë, pak muaj më parë në media qarkulloi lajmi se çifti i kishte dhënë fund lidhjes. Ata madje u fotografuan teksa po ziheshin me njëri-tjetrin në një nga resortet ku po kalonin pushimet.
Mirëpo, siç duket marrëdhënia mes tyre është përmirësuar dhe së fundmi Rihanna ka ngritur aludimet se është në pritje të fëmijës së parë me miliarderin.
Këngëtarja e famshme i ka dhënë like një videoje ku moderatorja e njohur Morgan Stewart flet për fejesën dhe shtatzëninë e Rihannës.
“Unë shoh një fejesë dhe një bebush”, dëgjohet të thotë moderatorja e “E! News”.Kjo video është pëlqyer nga ana e Rihannës dhe menjëherë kanë nisur thashethemet se ajo është në pritje të ëmbël ose ka në plan që shumë shpejt të bëj një fëmijë me partnerin e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.