Nuk është rastësi që qyteti i Vushtrrisë mbartë në vete edhe një epitet të dhënë së fundmi, e që është qyteti numër një në vend sa i përket pirjes së Çajit të Cejlonit, apo njohur ndryshe në zhargonin e përditshëm, “Çaji i Rusit”.
Se çaji është konsumuar kaherë në qytezën e vjetër të Kosovës, do dëshmohet edhe në vijim ku do të mund të shihni zotërinj nga Vushtrria dhe me plisa në kokë teksa pinë çaj në një tavolinë të përbashkët.
Disa nga këta burra janë anëtar të familjes së njohur Mikullovci nga Vushtrria, që është ndër familjet më të njohura ndërmarrëse në Vushtrri njëkohësisht edhe importuesi më i madh i produkteve të çajit në Kosovë.
Fotografia është e rrallë, dhe nuk është shfaqur më parë, e ajo është publikuar në faqen Vintage Albania të vendosur me një mbishkrim autorial duke përmendur vitin 1956-1957.
https://www.instagram.com/p/B2w-kawFR64/?utm_source=ig_embed
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.