×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Nëse s’ka zgjidhje, le të shkojmë në zgjedhje

    Reporteri
    29 Prill 2025 | 11:49

    Kreu i Nismës, deputeti Fatmir Limaj, tha se është në interesin e Kosovës që të formohen institucionet sa më parë, por tha se nëse nuk ka zgjidhje tjetër, atëherë duhet të pasojnë zgjedhjet.

    Limaj tha se rruga për ndërtimin e  shumicës nga partia e parë është një marrëveshje politike që do të mundësonte konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.

    “Ky është realiteti sot. Zgjidhja është që partia e parë të bëjë përpjekjet e mundshme për të ndërtuar shumicën parlamentare, koalicionin qeverisës edhe në Kuvend edhe Qeveri. Rruga që është që përmes marrëveshjes politike të ndërtohet rruga edhe për parlament edhe në Qeveri.  Nisma do të japë kontributin e vet maksimal për të evituar procesin zgjedhor që është i panevojshëm, por jo me çdo kusht. Çdo proces e ka përfundimin e vet. Është në interes të Kosovës që sa më shpejt ti ketë institucionet e veta. Por nëse s’ka zgjidhje, atëherë zgjidhje tjetër janë zgjedhjet”, tha Limaj para se të fillonte seanca, në të cilën sërish e propozuara e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu dështoi të zgjidhet kryeparlamentare.

    Propozimi i LVV-së për Haxhiun kryeparlamentare është hedhur në votim tashmë për gjashtën herë dhe në të gjitha këto raste ka dështuar.

    Nga 110 deputetë të pranishëm në sallë, Haxhiu mori 54 vota pro, 44 kundër dhe 3 abstenime.

    Seanca është shtyrë për të enjten, në ora 10:00.

    Kjo ishte përpjekja e tetë për konsituimin e Kuvendit të Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!