×
  • Lajme
  • Art/Kulturë

    Trump shpall tarifa 100% për filmat e prodhuar jashtë SHBA

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 14:27

    Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave doganore 100% për filmat që prodhohen jashtë vendit dhe shpërndahen në kinematë amerikane. Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se ky vendim hyn në fuqi menjëherë, duke e cilësuar si të domosdoshëm për të mbrojtur industrinë amerikane të filmit.

    “Hollywoodi dhe shumë zona të tjera në SHBA po shkatërrohen. Industria e filmit po vdes me shpejtësi,” shkroi Trump, duke akuzuar vende të tjera për ofrimin e stimujve financiarë që tërheqin regjisorët dhe kompanitë amerikane të prodhimit jashtë vendit. Ai e quajti këtë një “përpjekje të koordinuar” që, sipas tij, përbën “kërcënim për sigurinë kombëtare”.

    Ky veprim shënon një përshkallëzim të mëtejshëm të luftës tregtare të Trump, i cili prej kohësh ka shënjestruar vendet partnere për, siç thotë ai, praktika të padrejta tregtare. Kina është një ndër vendet më të prekura, duke njoftuar më herët se do të kufizojë më tej shpërndarjen e filmave amerikanë në kinematë e saj, si përgjigje ndaj tarifave amerikane.

    Me Kinën që përbën tregun e dytë më të madh në botë për kinematë, çdo kufizim shtesë mund të ketë pasoja të mëdha ekonomike për studiot hollywoodiane, të cilat tashmë përballen me sfida të shumta globale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!