Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se lidhur me konstituimin e Kuvendit deri tani s’ka asnjë ndryshim dhe se ka një kotësi nga mazhoranca, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij kjo është një tallje me qytetarët.
Ai përmendi edhe ndërrimin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit, ndërsa shtoi se në Kuvend janë bërë si çerdhe e fëmijëve.
“Po shohim se ka një kotësi nga mazhoranca e deritashme. Deri tashti s’ka asnjë ndryshim. Po shihet qartë se po dështon çdo herë. Pavarësisht sa i ka numrat ata s’janë të mjaftueshme. Me të vërtetë është kokëçarje dhe tallje me qytetarët. Pse kjo kokëfortësi nga një parti politike? Dhe ne si deputet pavarësisht bindjeve politike po ndihemi sikur të jemi në një çerdhe të fëmijëve. Sepse kokfortësia, egot e ndryshme s’po lejojnë që Kosova të ecë përpara dhe t’i formojë institucionet e veta”, tha ai para gazetarëve.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.