×
  • Lajme
  • Lajme / Zgjedhja e kryeparlamentarit
    INSTANT

    Sot përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 7:22

    Sot do të bëhet përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca konstituive, e ndërprerë të martën do të vazhdojë në orën 10:00. Kjo do të jetë seanca e 16-të çdo 48 orë që nga 15 prilli, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Në seancat e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë. Secilën herë kjo është kundërshtuar nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të cilat kanë refuzuar të propozojnë anëtarë Komisioni.

    PDK dhe AAK i kanë kërkuar vazhdimisht VV-së që ta ndërrojë emrin, teksa janë përmendur edhe emra nga kjo parti që do të mund t’i votonin. LDK ndërkohë ka thënë se nuk do ta votojë asnjë propozim të kësaj partie.

    Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se nuk heqin dorë nga emri i Albulena Haxhiut, si e propozuar për këtë pozitë. Sinjale po ashtu nuk ka se do të hiqet dorë nga propozimi për ndryshimin e formës së votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit. E propozuara për këtë pozitë, Albulena Haxhiu, në asnjë nga votimet s’ka arritur të marrë mbi 57 vota. Për t’u zgjedhur i nevojiten 61.

    Ndërkohë, po sot Presidentja Vjosa Osmani do të tentojë të gjejë një zgjidhje me krerët e partive politike pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituim të Kuvendit. Nga sot, ajo do të fillojë një seri konsultimesh me liderët e partive rreth konstituimit të Kuvendit, që ka dështuar tash e një muaj.

    Në takimin e ftuar nga Osmani pritet të marrin pjesë Albin Kurti (LVV), Memli Krasniqi (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK), shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Po ashtu, Presidentja do të zhvillojë një takim të ndarë me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë.

    Nga Presidenca e kanë konfirmuar se të gjithë liderët kanë pranuar ftesën dhe do të marrin pjesë në takim./Reporteri.net/

    Osmani paralajmëron takime veç e veç me liderët, javën tjetër

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 16:01

    Presidentja Vjosa Osmani ka paralajamëruar takime tjera me liderët e partive, pas atij sot, të përbashkët me Albin Kurtin e VV-së, Memlin Krasniqin e PDK-së, Lumir Abdixhikun e LDK-së dhe Ramush Haradinajn e AAK-së.

    Osmani shprehu gatishmërinë që të takojë edhe ndaras secalin nga liderët, duke filluar nga java e ardhshme, shkruan Reporteri.net.

    “Ky është vetëm takimi i parë. Nëse shihet e nevojshme, nga java tjetër do të takojë dhe liderët e partive individualisht, për të vazhduar pastaj edhe me formate tjera sipas nevojës. Këto nuk janë konsultime për krijimin e Qeverisë së re. Diskutimet e sotme, së paku nga ana e ime, kanë qenë të fokusura në tërësi tek konstituimi i Kuvendit”, tha Osmani.

    Ajo deklaroi se sot i ka inkuruajuar liderët e partive të gjejnë zgjidhje të përbashkët për konstitutimin e Kuvendit, që do të hapte rrugë edhe për krijimin e qeverisë. Në rast se kjo nuk ndodhë dhe ngerci vazhdon, e para e vendit tha se mund ta çojë çështjen në Kushtetuese.

    “Kam shprehur gatishmërinë pas diskutimeve që të shohim rrugën përpara në qoftë se është e nevojshme, mirëpo për momentin mendoj që duhet të vazhdojnë përpjekjet për krijim me vetë vullnetin e partive, Nëse zvarritet shumë, janë disa opsione. Një opsion është vetë deputetët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Mënyra tjetër është që unë si president ti drejtohem Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ajo./Reporteri.net/.

    Osmani pas takimit me liderët: Disponim minimal për zgjidhje

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 15:49

    Presidentja Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit me liderët e partive politike, ku paralajmëruar se do të ketë takime të tjera.

    Osmani tha se duke filluar nga java e ardhshme, mund t’i takojë edhe ndaras secilin lider nëse ka nevojë, shkruan Reporteri.net.

    Osmani përgëzoi liderët e partive, për siç tha, qasjen e tyre konstruktive.

    “Tani unë dua që t’i përgëzoj të gjithë liderët pjesëmarrës për qasjen e tyre konstruktive gjatë këtij takimi, sado që kishin qëndrime të ndryshme në shumicën dërmuese të temave, megjithatë me qasje konstruktive. Secili prej tyre treguan vullnet të mirë që të gjendet një zgjidhje përpara dhe të konstituohet Kuvendi sa më parë”, tha Osmani.

    Sipas saj, “ekziston një disponim minimal”, për çka tha se është e bindur se do të rritet me kalimin e kohës, që tha se shpreson shumë se s’do të jetë kohë e gjatë.

    Osmani tha se mund ta çojë këtë çështje në Kushtetuese, por se aktualisht do të presin. Ajo tha se këtë e ka përmendur edhe në takim dhe se s’ka pasur kundërshtim për këtë.

    “Kam shprehur gatishmërinë pas diskutimeve që të shohim rrugën përpara në qoftë se është e nevojshme, mirëpo për momentin mendoj që duhet të vazhdojnë përpjekjet për krijim me vetë vullnetin e partive, Nëse zvarritet shumë, janë disa opsione. Një opsion është vetë deputetët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë. Mënyra tjetër është që unë si president ti drejtohem Gjykatës Kushtetuese”, shtoi ajo./Reporteri.net

    S’ka rrugëdalje nga ngërçi, liderët e partive tregojnë çka u fol në takimin me Presidenten

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 15:13

    Takimi që zgjati rreth 1 orë e gjysmë mes Presidentes Vjosa Osmani dhe liderëve të partive, ka përfunduar pa ndonjë rezultat. Sipas deklaratave të këtyre të fundit, nuk është gjetur rrugëdalje për ngërçin e krijuar tash e një muaj. Presidentja Vjosa Osmani e kreu i VV’së, Albin Kurti, ende s’janë deklaruar rreth takimit, shkruan Reporteri.net.

    As takimi i thirrur nga Presidentja Vjosa Osmani, nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje për ngërçin institicional. Sipas deklaratave të krerëve të partive pas takimit, situata vazhdon të mbetet e njëjtë.

    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, tha se nuk ka ndonjë të re, teksa u shpreh pesimist se kreu i VV’së do të ndërrojë qëndrim. Sipas tij, Kurti po e mban peng shtetin.

    “Fatkeqësisht jemi në situatën e njëjtë por duhet ta shohim këtë situatë si një hap para. Kjo qasje autoritare e VV-së vazhdon pa e pasë shumicën ne e kemi obligim të bëjmë çmos për të gjetë një zgjidhje. S’ka risi, nuk jam aspak optimist që Kurti do të ndërrojë qëndrim. Ai nuk ka vota për komision, as kryetare, e as për kryeminitër. Duke mos i pasë votat, po e mban peng krejt shtetin. Siç po shihet nuk ka tym të bardhë”, deklaroi Krasniqi.

    Për kreun e LDK’së, Lumir Abdixhikun, Kurti në këtë takim ka treguar se s’ka interesim për zhbllokim të situatës.

    “Partitë qëndruan në pozicionet paraprake që nënkupton se nuk ka iniciativë që do ta zhbllokojë gjendjen e tanishme. Siç e pashë në takim, nga partia e parë nuk ka brengë, as urgjencë që kjo çështje të zgjidhet sa më pare”, deklaroi Abdixhiku.

    Ai tha se para Presidentes dhe krerëve të partive ka prezantuar propozimin e tij për qeveri të tranizionit. Sipas tij, Osmani duhet që ta shqyrtojë sa më parë dërgimin e kësaj çështje në Kushtetuese.

    “Në takim e kam elaboruar idenë e një qeverie të unitetit. Insistimi pa shumicë parlamentare, sjell ngërç politik. Nuk jemi të interesuar që në situatën e tanishme të vazhdojmë cirkun e 48 orëve. Është mirë që presidentja të shqyrtojë që sa më parë të shqyrtojë dërgimin e kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese. Ne kishim një plan përpara, dy partitë e tjera kishin mirëkuptim, por jo edhe e para”, tha Abdixhiku para mediave”, tha Abdixhiku.

    Deklaratë para gazetarëve dha edhe kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj. Ai tha se kandidati për kryetar kuvendi duhet “një person unifikues në mënyrë që të kalojmë në etapën tjetër edhe kuptohet e kemi mirëpritur këtë mundësi të bisedës me presidenten”.

    “Kemi dhënë idenë tonë. Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues”, ka thënë ai.

    Nga Presidentja Vjosa Osmani e kreu i VV’së, Albin Kurti, ende s’ka ndonjë deklaratë.

    Takimi i thirrur për në ora 13:00, por që nisi rreth 20 minuta me vonesë, zgjati deri në 14:50./Reporteri.net

    Haradinaj: Duhet një person unifikues për kryeparlamentar që ta kalojmë në etapën tjetër

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 15:00

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është deklaruar për gazetarët pas takimit te presidentja Vjosa Osmani, i thirrur për të gjetur zgjidhje të ngërçit politik. 

    Ai tha se kandidati për kryetar kuvendi duhet “një person unifikues në mënyrë që të kalojmë në etapën tjetër edhe kuptohet e kemi mirëpritur këtë mundësi të bisedës me presidenten”.

    Kemi dhënë idenë tonë. Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues”, ka thënë ai.

    Nga ana tjetër, kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, tha se nuk ka ndonjë risi, teksa shtoi se kreu i VV’së, Albin Kurti, po e mban peng shtetin.

    Takimi i thirrur për në ora 13:00, por që nisi rreth 20 minuta me vonesë, zgjati rreth 1 orë e gjysmë.

    Abdixhiku pas takimit në Presidencë: Kurti nuk tregoi interesim për zgjidhjen e ngërçit institucional

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 15:00

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nuk ka pasur ndonjë risi nga takimi i liderëve të partive politike me presidenten Osmani për ngërçin institucional. 

    Abdixhiku tha se Kurti nuk tregoi ndonjë urgjencë për daljen nga kriza. Ai tha se në takim shpalosi idenë e qeverisë së unitetit, për të cilën nuk pati përkrahje nga Vetëvendosje, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Partitë qëndruan në pozicionet paraprake që nënkupton se nuk ka iniciativë që do ta zhbllokojë gjendjen e tanishme. Siç e pashë në takim, nga partia e parë nuk ka brengë, as urgjencë që kjo çështje të zgjidhet sa më parë.

    Në takim e kam elaboruar idenë e një qeverie të unitetit. Insistimi pa shumicë parlamentare, sjell ngërç politik. Nuk jemi të interesuar që në situatën e tanishme të vazhdojmë cirkun e 48 orëve. Është mirë që presidentja të shqyrtojë që sa më parë të shqyrtojë dërgimin e kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese. Ne kishim një plan përpara, dy partitë e tjera kishin mirëkuptim, por jo edhe e para”, tha Abdixhiku para mediave. /Reporteri.net/.

    Krasniqi pas takimit me Presidenten: S’ka risi, Kurti po e mban peng shtetin

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 14:53

    Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani.

    Ai tha se nuk ka ndonjë të re, teksa u shpreh pesimist se kreu i VV’së do të ndërrojë qëndrim, shkruan Reporteri.net.

    “Fatkeqësisht jemi në situatën e njëjtë por duhet ta shohim këtë situatë si një hap para. Kjo qasje autoritare e VV-së vazhdon pa e pasë shumicën ne e kemi obligim të bëjmë çmos për të gjetë një zgjidhje. S’ka risi, nuk jam aspak optimist që Kurti do të ndërrojë qëndrim. Ai nuk ka vota për komision, as kryetare, e as për kryeminitër. Duke mos i pasë votat, po e mban peng krejt shtetin. Siç po shihet nuk ka tym të bardhë”, deklaroi Krasniqi.

    Takimi i thirrur për në ora 13:00, por që nisi rreth 20 minuta me vonesë, zgjati rreth 1 orë e gjysmë.

    Përfundon takimi i liderëve të partive me presidenten Osmani

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 14:47

    Ka përfunduar takimi mes Presidentes Vjosa Osmani dhe liderëve politikë, shkruan Reporteri.net.

    Pas takimit të thirrur nga Presidentja për zgjidhjen e ngërçit politik në vend, gazetarëve, i pari, iu është drejtuar kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.

    Ai tha se kandidati për Kryetar Kuvendi duhet të jetë “një person unifikues në mënyrë që të kalojmë në etapën tjetër edhe kuptohet e kemi mirëpritur këtë mundësi të bisedës me presidenten”.

    Takimi i thirrur për në ora 13:00, por që nisi rreth 20 minuta me vonesë, zgjati rreth 1 orë e gjysmë.

    Nis takimi i Presidentes me liderët e partive

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 13:24

    Ka nisur takimi i Presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive, në kërkim të një rrugëdalje nga bllokada e krijuar tash e një muaj, shkruan Reporteri.net.

    Në takim po marrin pjesë të gjithë liderët e partive. Ftesa e Osmanit për takim konsultativ erdhi pas dështimeve të njëpasnjëshme për konstituimin e Kuvendit. E fundit ishte sot.

    Pas liderëve të partive shqiptare, Osmani do të takohet më pas me ata të minoriteteve.

    Nga LDK kanë deklaruar se në këtë takim do ta prezantojnë propozimin e tyre për qeveri të tranzicionit, me detaje të tjera.

    Vetëvendosje e ka kundërshtuar ashpër këtë, duke thënë se partia e tretë s’mund të dalë me propozime të tilla.

    Propozimi nga kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, erdhi pas ftesës që i bëri kreu i VV’së, Albin Kurti, për koalicion, për çka ai e refuzoi.

    Ndryshe, para takimit, Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në zyre të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Anu Prattipati.

    Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se edhe në këtë takim u diskutua për rëndësinë e konstituimit sa më parë të institucioneve të Kosovës dhe për pasojat me të cilat përballet vendi ynë për shkak të kësaj zvarritjeje, shkruan Reporteri.net.

    “Përveç kësaj u diskutuan tema konkrete të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës, që ndër të tjera përfshijnë fushën e diplomacisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftim./Reporteri.net

    Liderët e partive arrijnë në Presidencë për takimin me Osmanin, Kurti shkoi i fundit

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 13:09

    Për pak minuta pritet të nis takimi mes Presidentes Vjosa Osmani dhe liderëve të partive. Të gjithë liderët tashmë kanë arritur në Presidencë, shkruan Reporteri.net.

    I pari ka shkuar kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj. Pas tij kanë shkuar kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, dhe ai i LDK’së Lumir Abdixhiku, teksa në fund ka arritur ai i VV’së, Albin Kurti.

    Nga ora 13:00 presidentja Osmani i ka ftuar partitë e mëdha parlamentare për të diskutuar rreth ngërçit të krijuar në kuvend.

    Pak para takimit me liderët e partive, Osmanit i shkon në zyre diplomatja amerikane

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 12:01

    Pak para takimit me liderët e partive, Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në zyre të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Anu Prattipati.

    Në njoftimin e lëshuar nga Presidenca thuhet se edhe në këtë takim u diskutua për rëndësinë e konstituimit sa më parë të institucioneve të Kosovës dhe për pasojat me të cilat përballet vendi ynë për shkak të kësaj zvarritjeje, shkruan Reporteri.net.

    “Përveç kësaj u diskutuan tema konkrete të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës, që ndër të tjera përfshijnë fushën e diplomacisë dhe mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

    Osmani do t’i pres liderët e partive shqiptare në një takim në orën 13:00, në kërkim të një rrugëdalje nga ngërçi i krijuar tash e një muaj. Pastaj në orën 15:00 do t’i mbledh krerët e partive minoritare./Reporteri.net

    Peci: Si shoqëri po i hyjmë në hak Albulena Haxhiut duke e fajësu për moskonstituimin e Kuvendit

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 11:40

    Deputeti i VV-së, Faton Peci, ka thënë se po bëhen përpjekje të vazhdueshme nga partia e parë për ta zhbllokuar ngërçin politik.

    Peci tha se  si shoqëri “po i hyjnë në hak” Albulena Haxhiut duke ia vendosur barrën e përgjegjësisë për moskonsituimin e Kuvendit.

    Ne si koalicion në vazhdimësi jemi duke bë përpjekje për zhbllokimin e kësaj situate deh jemi duke i kry detyrimet tona ligjore dhe kushtetuese duke marrë pjesë në seancë, por jo vetëm duke marrë pjesë në seancë por edhe duke marrë pjesë në votim sipas aktvendimit të Kushtetueses të vitit 2014 . Është shumë e rëndësishme që të potencohet  meqenëse ka sot një përfolje të vazhdueshme rreth emrit, se ne ende nuk kemi ardhë deri te propozimi i emrit. Ajo që na duhet prej një numri të konsiderueshëm të seancave, përpjekja jonë është e vazhdueshme që ta kemi një proces të votimit të fshehtë, që njëkohësisht edhe kjo është e përfshirë në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese.

    Emri i Albulena Haxhiut nuk është problemi. Mendoj se jemi duke i hy në hak edhe si shoqëri duke e targetu dhe duke i vendoseë barrën e përgjegjësisë Haxhiut pse nuk kemi Kuvend të Konsistuar. E drejta, e kemi thënë që i takon VV-së për emrin që e propozon. Nuk mundet dikush nga partitë opozitare që janë humbës të mëdhenj të zgjedhjeve me ardhë dhe me ta përcaktu emrin”, tha Peci pas dështimit për herë të gjashtëmbëdhjetë të konstituimit të Kuvendit. /Reporteri.net/

    Dështimi i seancës, Kadrijaj: Cirk, as ambasadat s’po dërgojnë më përfaqësues

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 11:23

    Nënkryetarja dhe deputetja e AAK’së, Time Kadrijaj, e ka cilësuar “cirk” atë që po ndodhë tash e 16 seanca, pa ndonjë ndryshim.

    Ajo tha se VV ka alternativë, por se po ngulë këmbë veç në emrin e Haxhiut. Tutje tha se më as ambasadat s’po dërgojnë përfaqësues për t’i përcjellë këto seanca, teksa u sugjeroi edhe gazetarëve që të veprojnë njëjtë, shkruan Reporteri.net.

    “Mirë që s’po ia bëni ju sikurse këto vendet dhe ambasadorët që më s’po çojnë përfaqësues për me i përcjell këto seanca plenare, ndoshta kishte qenë mirë edhe ju me abstenu se s’po prodhon asgjë”, deklaroi Kadrjiaj./Reporteri.net

     

    Takimi me Presidenten, Bajrami: Abdixhiku do ta shpalos propozimin për Qeveri të tranzicionit me detaje tjera

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 11:16

    Nënkryetarja dhe deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka folur lidhur me takimin e sotëm që do të mbahet mes Presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive.

    Bajrami tha se është lajm i mirë që partitë po ulen bashkë, teksa shtoi se aty kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, do ta prezantojë propozimin e tij për Qeveri të tranzicionit, me detaje të tjera, shkruan Reporteri.net.

    “Po e presim takimin për të parë se çfarë do të rezulton. Kryetari aty do të shkojë edhe njëherë dhe do të shpalos idenë me detaje të tjera, me shansën për ta argumentu se kjo është zgjidhja më e mirë e mundshme. Mundet me argumentu pse ne po e konsiderojmë”, tha Bajrami.

    Ajo shtoi se nëse ka pajtim, takimet tjera do të jenë lidhur me afatin e listën e prioriteteve.

    “ Nuk bëhet fjalë për ndarje të pozitave, sepse në fund besoj se kjo do të ishte e lehtë. S’kemi vendosur kushte, as s’kemi kërkuar digastere, e as nuk kemi diskutuar brenda për detaje të tilla… Anjëherë s’kemi bë trysni që deputetët e LDK’së që të votohet në formë të caktuar. Thjeshtë ka qenë qëndrim I partisë ndaj të cilit ka pasur përkrahje nga gjithë deputetët”, shtoi Bajrami./Reporteri.net

     

     

     

     

     

    Krasniqi: Haxhiu s’do t’i marrë asnjëherë 61 vota, te presidentja do të shkojmë me kërkesën për zhbllokim të institucioneve

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 11:13

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi i ka bërë sërish thirrje Vetëvendosjes që ta ndërrojë kandidatin për kryeparlamentar, pas dështimit për herë të gjashtëmbëdhjetë të seancës konstituive. Krasniqi ka thënë se Haxhiu nuk do t’i merr 61 vota për kryeparalamentare as në seancat e tjera.

    “Unë i bëj thirrje edhe një herë Kurtit që ta ndërrojë kandidaten sepse nuk i i ka marrë, nuk i merr, as nuk do t’i marrë 61 vota. Kjo është e pashembullt dhe urojë që të mos ndodhë kurrë”, tha ai ndër të tjera.

    Krasniqi foli edhe për takimin me presidenten Osmani që pritet të zhvillohet sot. Ai tha se PDK shkon me kërkesën për zhbllokim të institucioneve.

    “Takimi me presidenten është i mirëpritur nga ana jonë sepse e kemi propozuar qysh javën e kaluar. Unë do të shkoj me vullnetin dhe shpresën për të dhënë kontribut por varet edhe nga partitë tjera. Ne po shkojmë me bindje dhe vullnet që vendit i duhen institucionet e reja. Qëndrimet e PDK-së që nga fillimi janë ato që duam të shkojmë drejt konstituimit të Kuvendit e hapjes së afateve për krijimin e një qeverie të re. Optimizmi apo pesimizmi nuk janë atribute që na ofrojnë zgjidhje”, tha Krasniqi para mediave. /Reporteri.net/

    VV dështon sërish ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Haxhiut

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 10:59

    Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar edhe në seancën e sotme që të ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit në formë të fshehtë, shkruan Reporteri.net.

    Partitë sërish janë deklaruar kundër dhe nuk kanë propozuar anëtarë për Komision. Në sallë ishin të pranishëm 111 deputetë.

    Pas dështimit të votimit të Komisionit, Kryesuesi Avni Dehari e ka ndërprerë seancën.

    “55 deputetë kanë votuar për, një kundër, asnjë abstenim. Shihemi më 17 maj, në orën 10:30”, tha Dehari.

    Kandidatja e VV’së për Kryetare Kuvendi vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.

    PDK dhe AAK i kanë kërkuar vazhdimisht VV’së që ta ndërrojë emrin, teksa janë përmendur edhe emra nga kjo parti që do të mund t’i votonin. LDK ndërkohë ka thënë se nuk do ta votojë asnjë propozim të kësaj partie.

    Përpjekja tjetër për konstituim vazhdon të shtunën, në 10:30./Reporteri.net

    Deputetëve u vjen një njoftim nga Kushtetuesja pak para seancës, u jepet afati për komente

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 10:48

    Për pak minuta pritet të nis seanca konstuive, e 16’ta me radhë.

    Deputetët sot kanë para vetes një dokument. Bëhet fjalë për një njoftim nga Gjykata Kushtetuese, lidhur me kërkesën e dorëzuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës rreth vendimit për votim të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, të marrë nga Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, shkruan Reporteri.net.

    Letrat janë shpërndarë nga Sekretaria e Kuvendit, ku bëhet e ditur se deputetët mund të çojnë komente deri më 19 maj.

    “Deputetët e Kuvendit mund t’i paraqesin komentet e tyre me shkrim, nëse kanë lidhur me kërkesën e lartëshënuar, jo më vonë se më 19 maj 2025”, thuhet në njoftim.

    Seanca është paraparë të nis në orën 10:00, mirëpo deputetët ende s’janë mbledhur./Reporteri.net

    Kurti s’deklarohet për takimin e thirrur nga Presidentja, truproja e tij ia shtyn pak mikrofonin një gazetari

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 10:35

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sërish u ka ikur gazetarëve, i rrethuar nga truprojat e tij.

    Pak para nisjes së seancës, të 16’ës me radhë për konsistuimin e Kuvendit, Kurti është parë duke hyrë në objektin e Kuvendit.

    Në pamjet e publikuara nga Nacionale, kreu i VV-së pyetet në lidhje me takimin e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, por as këtu ai nuk është përgjigjur.

    Njëri nga truprojat e tij është parë duke ia shtyrë mikrofonin një gazetari.

    Ndryshe, seanca e paraparë të fillojë në orën 10:00, ende nuk ka nisur./Reporteri.net

    Murati i VV-së fajëson partitë tjera për moskonstituimin e Kuvendit: Votojnë kundër, ose s’marrin pjesë në votim

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 10:33

    Deputeti  i VV-së, Hekuran Murati ka thënë se si parti kanë kryer të gjitha obligimet kushtetuese, duke folur para nisjes së seancës së 16-të konstituive të Kuvendit të Kosovës.

    15 seancat e mëparshme kanë dështuar, derisa Murati shpreson se sot do të ketë reflektim, siç ka thënë ai nga “opozita”.

    “Kemi zbatuar të gjitha obligimet kushtetuese, por kemi parë që nga opozita që nuk kanë marr fare pjesë në votim, ose votojnë kundër”, tha Murati para mediave.

    Sot do të bëhet përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca konstituive, e ndërprerë të martën ishte paraparë të nisë në orën 10:00. Kjo do të jetë seanca e 16-të çdo 48 orë që nga 15 prilli.

    Në seancat e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar ta ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë. Secilën herë kjo është kundërshtuar nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe, të cilat kanë refuzuar të propozojnë anëtarë Komisioni. /Reporteri.net/

     

    Nga AAK thonë se nuk presin ndonjë rezultat nga takimi i presidentes Osmani me partitë politike

    Reporteri
    15 Maj 2025 | 9:59

    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha tha se si parti nuk presin ndonjë rezultat nga takimi i sotëm i presidentes Vjosa Osmani me kryetarë të partive politike.

    “Nuk besoj që ka me zgjidhë diçka te presidentja sepse partitë politike janë deklaru para atij takimi. Ne kemi dhënë propozime boll, por nuk janë marrë parasysh”, tha ai para seancës së Kuvendit.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i presë sot në ora 15:00 liderët e partive politike në një takim konsultativ, me synimin për të gjetur një zgjidhje për krizën institucionale që ka përfshirë vendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

    Në takimin e ftuar nga Osmani pritet të marrin pjesë Albin Kurti (LVV), Memli Krasniqi (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK) dhe Ramush Haradinaj (AAK), shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Po ashtu, Presidentja do të zhvillojë një takim të ndarë me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë.

    Nga Presidenca e kanë konfirmuar se të gjithë liderët kanë pranuar ftesën dhe do të marrin pjesë në takim.

    Ndërkohë po sot, në ora 10:00 – Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë seancën e nisur më 15 prill, në përpjekjen e 16-të për t’u konstituuar. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!