Është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme regjisori i mirënjohur Piro Milkani!
Lajmin për ndarjen nga jeta në moshën 86-vjeçare të tij e ka bërë me dije i biri Eno, në një njoftim në rrjetet sociale, me një dedikim të ndjerë.
“Iku babai, shoku dhe kolegu im”, shkruan ai.
Piro Milkani ishte një figurë emblematike që la gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën tonë kombëtare.
I lindur më 5 janar 1939 në Drenovë, Korçë, Milkani ishte një nga kineastët e parë të kinematografisë shqiptare, duke realizuar filma që mbetën në kujtesën dhe zemrat tona.
Veprat e tij si “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti” u bënë pjesë e identitetit tonë kulturor dhe janë dëshmi e talentit dhe përkushtimit të tij ndaj artit.
Përveç kontributit të tij si regjisor, Milkani ishte edhe një edukator i përkushtuar, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë.
Humbja e tij është një plagë e madhe për kulturën shqiptare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.