Deputeti i VV-së, Dimal Bashka ka thënë se Kosova nuk ka krizë parlamentare, por “absurditet të bllokimit të Kuvendit”.
Ai ka thënë se deputetët e partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë, i kanë marrë pagat e muajit maj, siç tha ai “pa e çu dorën fare”.
Basha pyeti se cili është funksioni i një deputeti, nëse nuk votojnë.
“Nuk po votojmë për Albulenën, por për një komision zgjedhor që pastaj të vazhdojmë me procedurën ku ata mund të votojnë pro, kundër apo të abstenojnë. Është e 18-ta herë dhe dorën në zemër komplet pagën e majit e kanë marrë pa e çu dorën asnjëherë. Cili është funksioni i një deputeti që vjen këtu dhe nuk voton. Kosova nuk ka krizë por absurditet të bllokimit të Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi ka pasë bllokada në të kaluarën, por ka pasë një kauzë mbrapa. Këta e kanë blloku për Albulenën”, ka thënë Basha para media. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.