Mediat në Serbi e kanë kthyer në dramë përballjen e sotme mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Kurir e ka pasqyruar të gjithë ndeshjen me termat “terror, skandal, po na sulmojnë lojtarët tanë”.
Gjestin e fëmijëve kur bënë me duar shqiponjën dykrenare, e kanë përshkruar kështu: “Sa urrejtje në Tiranë! Skandalet nuk mbarojnë kurrë… fëmijët treguan shqiponjën gjatë këndimit të himnit tonë kombëtar, shikoni skenat e tmerrshme që i tmerruan të gjithë!
“Fubollistët shqiptarë meszi shpëtuan gjallë në Tiranë: Një ndeshje skandaloze që duhej të ndalohej!, janë disa nga titujt e tjerë dramatikë që mediat serbe i kanë vënë për këtë ndeshje që përfundoi pa incidente.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.