Janë publikuar pamjet e momentit të atentatit ndaj senatorit kolumbian, Miguel Uribe Turbay, kandidat për president në zgjedhjet presidenciale të vendit vitin e ardhshëm.
Në “X” janë shpërndarë shumë pamje kur i njëjti është qëlluar me armë në kokë nga një 15-vjeçar i cili tashmë është arrestuar.
Sipas një raporti mjekësor në spitalin e Fondacionit Santa Fe, ai u pranua atje në një “gjendje kritike” dhe ende po i nënshtrohet një “procedure neurokirurgjike dhe vaskulare periferike”.
Qeveria atje po ofron një shpërblim prej 730 mijë dollarësh për informacion dhe presidenti Gustavo Petro tha se hetimi do të fokusohet në atë se kush e urdhëroi sulmin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.