×
  • Lajme
  • Botë

    Macron “mesazh” Trumpit: Grenlanda dhe Antarktida nuk janë në shitje

    Reporteri
    09 Qershor 2025 | 17:14

    Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar të hënën se territoret si Grenlanda, Antarktida dhe ujërat ndërkombëtare “nuk janë në shitje”, si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj interesit të vazhdueshëm të presidentit amerikan Donald Trump për të marrë Grenlandën.

    Duke folur në Konferencën e OKB-së për Oqeanet në qytetin francez të Nicës, sipas The Telegraph, Macron është shprehur me fjalët:

    “Thellësitë e oqeanit nuk janë për shitje, as Grenlanda dhe as Antarktida.”

    Deklaratat e Macron, vijnë pak kohë para vizitës së tij në Grenlandë, të cilën zyrtarët francezë e përshkruajnë si një gjest simbolik mbështetjeje ndaj territorit autonom danez.

    Kujtojmë se që nga rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, ai ka shprehur disa herë dëshirën për të marrë Grenlandën – ide që është refuzuar kategorikisht nga Danimarka dhe autoritetet lokale. Grenlanda është pjesë e Danimarkës që nga shekulli i 18-të dhe ka vetëqeverisje që nga viti 1979.

    Poashtu sipas mediave të huaja, një sondazh i janarit ka treguar se 85% e qytetarëve të Grenlandës kundërshtojnë çdo ide për bashkim me SHBA. Kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, në mars u ka bërë thirrje vendeve evropiane të mbështesin qëndrimin se Grenlanda “nuk është dhe nuk do të jetë kurrë në shitje”, duke shtuar:

    “Grenlanda drejtohet nga populli grelandez, dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!