×
  • Lajme
  • Botë / Pamje

    Po nisej drejt Londrës, aeroplani me më shumë se 200 pasagjerë rrëzohet në Indi – dalin pamjet

    Reporteri
    12 Qershor 2025 | 11:12

    Një aeroplan i Air India u rrëzua sot gjatë ngritjes në aeroportin e qytetit perëndimor indian Ahmedabad në shtetin e Gujarat, raportojnë mediat botërore, pa specifikuar nëse ka pasur viktima nga rrëzimi.

    Aeroplani ishte duke shkuar për në Londër, tha një burim i aviacionit për Reuters, transmeton në shqip gazeta online Reporteri.net.

    Rënia ndodhi gjatë ngritjes së aeroplanit, raportuan kanalet televizive lokale.

    Air India gjithashtu konfirmoi aksidentin.

    Në njoftim, ata konfirmuan se ka pasur një aksident ajror ditën e sotme dhe se nuk kanë më shumë informacion në këtë kohë.

    Pamjet e publikuara nga agjencia e lajmeve PTI treguan rrënojat e aeroplanit që digjeshin, me tym të zi të dendur që ngrihej në qiell pranë aeroportit.

    242 pasagjerë ndodheshin ë aeroplan, siç raporton agjencia e lajmeve ANI. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!