Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e propozuara nga kjo parti për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se përgjegjësia për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës qëndron te opozita.
Para nisjes së seancës së sotme parlamentare, Haxhiu tha se ata do të vazhdojnë ta japin mbështetjen për themelimin e komisionit, por theksoi se hapat e mëtejshëm varen nga qëndrimi i partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.
“Varet prej opozitës. Besoj do t’i takoni deputetët e opozitës dhe mandej do t’ju tregojnë. Ne do të votojmë pro komisionit”, u shpreh Haxhiu për mediat.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në tentativën e 31-të, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit. Procesi ka ngecur te zgjedhja e Kryeparlamentarit. Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për këtë pozitë Albulena Haxhiun, që nga partitë tjera po konsiderohet figurë përçarëse.
Vetëvendosje nuk po heq dorë nga emri i saj. Në asnjërën nga votimet për të, Haxhiu s’ka marrë mbi 57 vota. Për t’u zgjedhur, i nevojiten 61. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.