×
  • Lajme
  • Botë

    Trump i kërkon Iranit të bëjë marrëveshje bërthamore, paralajmëron për sulme “më brutale”

    Reporteri
    13 Qershor 2025 | 12:36

    Presidenti amerikan Donald Trump i ka kërkuar Iranit të bëjë një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor, duk thënë  ende ka kohë që vendi të parandalojë konflikte të mëtejshme me Izraelin.

    “I dhashë Iranit shans pas shansi për të bërë një marrëveshje. U thashë atyre, me fjalët më të ashpra, “thjesht ta bëjnë”, por pavarësisht se sa shumë u përpoqën, pavarësisht se sa afër arritën, ata thjesht nuk mundën ta bënin.

    U thashë atyre se do të ishte shumë më keq se çdo gjë që ata dinin, parashikonin ose u ishte thënë, se Shtetet e Bashkuara prodhojnë pajisjet më të mira dhe më vdekjeprurëse ushtarake kudo në botë, PA DORËZIM, dhe se Izraeli ka shumë prej tyre, me shumë më tepër që do të vijnë – Dhe ata dinë si t’i përdorin ato”, ka thënë Trump ndër të tjera.

    Bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit për një marrëveshje ishin gati të hynin në raundin e tyre të gjashtë të dielën. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!