×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Gruda: Kryetari shkon në takimin e thirrur nga Kurti – Kryetari i Kuvendit nuk mund të zgjidhet pa konsensus e kompromis

    Reporteri
    27 Qershor 2025 | 11:57

    Në takimin e ftuar për nesër nga kryeministri në detyrë, njëherit kreu i VV’së, Albin Kurti, PDK do të përfaqësohet nga Kryetari i saj, Memli Krasniqi, shkruan Reporteri.net.

    Kjo është bërë e ditur nga deputeti i kësaj partie, Përparim Gruda.

    “Kryetari jonë z.Krasniqi e përfaqëson partinë nesër në takim dhe qëndrimet që dalin pas atij takimi i shpreh kryetari”, tha Gruda.

    Gruda përsëriti qëndrimin e partisë se Kryetari i Kuvendit s’mund të zgjidhet pa konsensus e kompromis.

    “Prej ditës së parë kemi thanë . Këto dy fjalë i keni në Aktgjykimin e Kushtetueses”, tha Gruda./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!