×
  • Lajme
  • Lajme / Konsultimet

    Pas Faton Pecit, Nenad Rashiq nis takimin me presidenten Osmani

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 10:13

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve konsultative me liderët e partive politike, ka pritur sot në takim edhe kryetarin e partisë “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, Nenad Rashiq.

    Takimet janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës.

    Kryetari i Partisë Guxo, Faton Peci, pas takimit  tha se ka paqartësi se si do të veprohet tutje në rast se kalohet afati 30 ditor për konstituim i caktuar nga Gjykata Kushtetuese. Për këtë tha se ekziston mundësia që Presidentja Osmani t’i drejtohet sërish Kushtetueses, shkruan Reporteri.net.

    “E vërteta është që tash jemi ba të gjithë ekspert të interpretimit të Aktgjykimit. Çështja është që ka paqartësi se cili do të jetë veprimi dhe nuk është lehtë i parashikueshëm se cilat do të jenë konsekuencat, Në një rrethanë të tillë ekziston mundësia që edhe Presidentja t’i drejtohet Kushtetueses për të qartësu tutje se çka ka dashtë kur e ka vendos afatin 30 ditor”, ka deklaruar Peci. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!