Zinedine Zidane dhe ish-bashkëlojtari i tij Nicola Amoruso i kanë ndezur spekulimet për emërimin e francezit trajner të Juventusit, me vizitën e tyre në Torino.
Ish-trajneri i Real Madridit Zidane është zgjedhja e parë e Juventusit nëse Massimiliano Allegri largohet në verë, gjë që duket shumë e mundshme, pavarësisht rezultatit kundër Atletico Madridit këtë të martë në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
Sipas gazetës La Stampa, Zidane ndodhet në Torino në këto dy ditët e fundit dhe tashmë e ka shfrytëzuar rastin të flasë me përfaqësuesit e klubit.
Ish-bashkëlojtari i tij te Juve, Amoruso i ka ndezur thashethemet edhe më shumë, duke e publikuar një fotografi nga ndeshja e tyre e vitit 2016 në futboll të vogël me Ciro Ferraran dhe Mark Iulianon në Instagram.
Thuhet se Zidane nuk është takuar drejtpërdrejt me presidentin Andrea Agnellin, por mund ta diskutojë situatën me përfaqësuesit e bardhezinjve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.