×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Momenti kur deputetët evakuohen nga salla e Kuvendit pas kërcënimit

    Reporteri
    05 Korrik 2025 | 11:57

    Policia e Kosovës u ka kërkuar deputetëve që ta lirojnë objektin e Kuvendit të Kosovës për shkak të një kërcënimi.

    Derisa “Klan Kosova” po i transmetonte direkt momentet para nisjes së seancës, shihet edhe evakuimi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, përfshirë kryetarin Memli Krasniqi.

    Theksojmë se Policia e Kosovës ka larguar nga ndërtesa e Kuvendit deputetët dhe gazetarët.

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se Policia e Kosovës u ka kërkuar që ta lirojnë objektin e Kuvendit të Kosovës për shkak të një kërcënimi.

    Ai ka thënë se Policia do të japë detaje për këtë punë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!