×
  • Lajme
  • Lajme / E konfirmon kryeprokurori Zejnullah Gashi

    Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm

    Reporteri
    05 Korrik 2025 | 14:30

    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka thënë se alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm.

    Ai ka shtuar se besojnë se personi i dyshuar mund të ketë qenë nga një shtet jomik. Kjo, sipas tij, ka ardhur bazuar në theksin e të dyshuarit gjatë telefonatës që ka zhvilluar.

    “Njoftimi për kërcënim me bombë ka ardhur rreth orës 10:54. Gjitha njësitet e policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Në vendin e ngjarjes janë edhe njësit k9 dhe njësiti për deminim, të cilët kanë bërë punën e vetë edhe ka rezultuar se është kërcënim i rrejshëm”, u shpreh ai.

    Zejnullahu tha se do të vazhdojnë me hetimet se nga ka ardhur telefonata anonime.

    “Nuk ka diçka që ja vlen të ceket nga vendi i ngjarjes, hetimet për thirrjen telefonike do të vazhdojnë, ka qenë me zë mashkulli me gjuhë angleze, ne mendojmë që është me aksent të shteteve jo mike”, tha ai.

    Policia e Kosovës konfirmoi për Gazetën Online Reporteri.net se kërcënimi për mjet shpërthyes në Kuvendin e Kosovës u bë përmes një mesazhi.

    “Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet. Policia e Kosovës ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt”, kanë thënë nga Policia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!