×
  • Lajme
  • Lajme / Vazhdon ngërçi

    Dështon për herë të 42-të konstituimi i Kuvendit, bie numri i votave “për”

    Reporteri
    05 Korrik 2025 | 20:33

    Ka dështuar edhe tentativa e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

    Seanca si zakonisht nisi me vonesë dhe përfundoi shumë shpejt e pa rezultat. Edhe kësaj radhe Komisioni për Votimin e fshehtë nuk kaloi.

    Në seancë ishin të pranishëm 74 deputetë dhe 39 prej tyre votuan për. Kundër s’kishte dhe abstenim jo.

    Seanca e sotme u mbajt në mbrëmje për shkak se u shty pas një alarmi të rrejshëm për bombë që çoi në evakuimin e deputetëve dhe stafit të Kuvendit.

    Seanca e ardhshme pritet të mbahet të hënën. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!