×
  • Lajme
  • Lajme / LDK

    Lushaku-Sadriu: VV-ja i ka marrë peng institucionet për ta mbajtur veten në qeveri

    Reporteri
    05 Korrik 2025 | 20:54

    Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë vazhduar të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, edhe pasi Kryesuesi Avni Dehari i ndërpreu punimet.

    Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku – Sadriu tha se as dështimi i 42-të nuk është i rastësishëm, por sipas saj, është rezultat i një papërgjegjësie totale politike e Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Një parti i ka marrë peng institucionet e Kosovës, e ka bllokuar kuvendin vetëm për ta mbajtur veten në qeveri pa legjitimitet. Ky nuk është aksident politik, por është projekt i qëllimshëm për ta ruajtur me çdo kusht pushtetit, në kundërshtim të plotë me demokracinë dhe Kushtetutën e vendit”.

    Shteti ynë po testohet në themelet e veta, jo nga një fatkeqësi natyrore as nga ndonjë armik i jashtëm, por nga teket politike të VV-së. Kjo është një krizë e prodhuar me vetëdije, e cila po e sfidon rëndë shtetin tonë, rendin kushtetues dhe funksionalitetin e Kosovës”, tha Lushaku-Sadriu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!