×
  • Lajme
  • Lajme / PDK

    Krasniqi: Kushtetuesja ta vlerësojë sa më parë lëndën tonë, të bie poshtë insistimi për votim të fshehtë

    Reporteri
    05 Korrik 2025 | 21:22

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas dështimit të radhës të seancës konstituuive ka thënë se është e pashpjegueshme kryeneçësia politike e disa përfaqësuesve që vazhdojnë të këmbëngulin në shkelje të Rregullores, Ligjit dhe Kushtetutës.

    “Është e pashpjegueshme kryeneçësia politike e një grupi përfaqësuesish – të cilët vazhdojnë të këmbëngulin në shkelje të Rregullores, Ligjit e Kushtetutës”, tha ai.

    Krasniqi kërkoi që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë sa më parë lëndën e PDK-së, për të hedhur poshtë kërkesën për votim të fshehtë dhe për të mundësuar konsituimin e Kuvendit brenda afatit 30 ditor.

    “Uroj që Gjykata Kushtetuese të vlerësoj sa më parë lëndën tonë – që të bie poshtë insistimi i turpshëm dhe jokushtetues për votim të fshehtë – në mënyrë që të konsituojmë Kuvendin brenda afatit 30 ditor.

    Ne kemi zgjedhur Kushtetutën dhe Ligjin për t’i dhënë zgjidhje bllokadës – dhe aty do të mbështetemi deri në fund. Tym e zjarr për Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk kemi, ashtu siç kishte Kurti e Lëvizja Vetëvendosje në të kaluarën!”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!