×
  • Sport
  • Show Time
  • Show Time

    Erjona Sulejmani tregon nëse do të kthehej në krahët e Blerim Xhemajlit

    Reporteri
    03 Tetor 2019 | 17:20

    Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e Blerim Xhemailit, është shumë e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo gjithmonë është shprehur se është fanse e Interit, kështu që nuk do të mungojë në derbin e së dielës, Inter-Juventus.


    E ka zbuluar praninë e saj në “San Siro” gjatë komunikimit me fansat e saj. Pyetjes nëse martesa me Xhamailin përfundoi për arsye tradhtie, Erjona iu përgjigj: Jo, jo, nuk ishte ky motivi.

    Dhe atij që ishte kurioz të dinte nëse do të rikthehej në krahët e futbollistit të Bolognas, i shpjegoi: “Është një pyetje që ma bëni gjithmonë po përgjigjem një herë e mirë për të gjitha. Nuk më pëlqen t’i përsëris gjërat në jetën time dhe aq më pak të besoj te supa që ngrohet disa herë. Ne e respektojmë njëri-tjetrin për rolin që kemi si prindër të Luanit”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!