×
  • Lajme
  • Lajme / ZKM

    Rohde i shkon Kurtit në zyre, interesohet për konstituimin e Kuvendit – ai ia përmend takimet pas Aktgjykimit

    Reporteri
    07 Korrik 2025 | 17:59

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

    Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Rohde është interesuar rreth konstitutimit të Kuvendit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që presin miratim, shkruan Reporteri.net.

    Kurti thuhet se “numëroi përpjekjet dhe veprimet e ndërmarra” në këtë drejtim.

    “Me këtë rast, kryeministri theksoi nevojën dhe rëndësinë që konstituimi i legjislaturës së nëntë të përmbyllet sa më shpejtë me zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit. Ai numëroi përpjekjet dhe veprimet e ndërmarra për konstituimin e Kuvendit duke përfshirë edhe takimin me liderët e partive politike në kuvend dhe takimin e ftuar nga presidentja e vendit, në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ZKM’ja.

    Kurti ka folur edhe për kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të shtunën e javës që shkoi.

    “Ai theksoi faktin se institucionet e sigurisë kanë vërtetuar se numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS, duke konfirmuar kështu që origjina e kërcënimit është në Serbi”, thuhet tutje në njoftim.

    Ndryshe, sot ka dështuar përpjekja e 43’të për konstitutimin e Kuvendit. Përpjekja e radhës do të bëhet të mërkurën./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!