×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    IML: Laboratori i Toksikologjisë jashtë funksionit – analizat e Agon Zejnullahut dërgohen jashtë vendit

    Reporteri
    09 Korrik 2025 | 17:06

    Instituti për Mjekësi Ligjore ka njoftuar se Laboratori i Toksikologjisë është jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit në të gjitha hapësirat e brendshme të objektit të IML-së, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Si pasojë, një numër i mostrave janë dërguar dhe do të dërgohen për analizim toksikologjik në vendet e rajonit dhe Evropës, përfshirë edhe ato të Agon Zejnullahut.

    Në njoftim thuhet se pas përfundimit të renovimit në muajin shtator, do të bëhet servisimi dhe kalibrimi i pajisjeve dhe aparaturave laboratorike, në mënyrë që të sigurohet analizimi i mostrave sipas standardeve të kerkuara.

    “Pas pyetjeve dhe kërkesave të shumta që kanë ardhur në adresë të Institutit për Mjekësinë Ligjore (IML) në lidhje me Laboratorin e Toksikologjisë, ju njoftojmë se Laboratori i Toksikologjisë në IML është jashtë funksionit për shkak të procesit të renovimit në te gjitha hapësirat e brendshme të objektit të IML-së, përfshirë dhe hapësiren e Laboratoreve.
    Menjëhere pas përfundimit të këtij procesi në shtator, do të bëhet servisimi dhe kalibrimi i pajisjeve dhe aparaturave laboratorike, në mënyrë që të sigurohet analizimi i mostrave sipas standardeve të kerkuara”, thuhet në njoftim.

    Tutje IML thotë se për shkak të natyrës së ndjeshme të pajisjeve, zhvendosja e tyre në hapësirë tjetër ka qenë e pamundur, dhe se një numër i mostrave janë dërguar dhe do të dërgohen për analizim toksikologjik në vendet e rajonit dhe Evropës.

    “Duke marrë parasysh natyrën jashtëzakonisht të ndjeshme të pajisjeve, si dhe kompleksitetin teknik të sistemit të gazrave i cili përdoret në këtë laborator, zhvendosja e tyre në një hapësirë ​​tjetër gjatë kësaj periudhe ka qenë e pamundur. Gjithsesi, gjatë kësaj periudhe kohore të mosfunksionimit të laboratorit, me urdhëresë të prokurorëve përkatës, një numër i caktuar i mostrave janë dërguar dhe do të dërgohen për analizim toksikologjik në vendet e rajonit dhe Evropës”, thuhet në njoftimin e IML-së.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!