Bilal Kqiku, njëri prej të dyshuarve për vrasjen në mars të vitit 2024 në Kolovicë, duke tentuar t’i ikë arrestimit nga Policia e Kosovës ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.
Ai është në gjendje të rëndë në QKUK. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i cili tha se pacientit po i kryhen ekzaminimet e nevojshme.
“Është duke u trajtuar tek ne, është politraumë në gjendje të rëndë. Janë duke u kryer ekzaminimet. Gjenjda është e rëndë definitivisht.”, tha ai.
Bilal Kqiku akuzohet nga Prokuroria për vrasje të rëndë.
Ai kishte urdhërarresti ndërkombëtar e vendor.