×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Haziri për VV-në: Kemi një lloj kokëfortësie politike për të mbërritur qëllime të tjera

    Reporteri
    21 Korrik 2025 | 12:10

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti po tenton të arrijë qëllime të tjera përmes ngërçit në Kuvend.

    “Kur nuk shfrytëzohet e drejta e partisë së parë për të formuar institucion, nuk shfrytëzohet e drejta as t’i marrin bankat e Parlamentit nga deputetët e tyre”, tha ai pas dështimit të “përpjekjes” së 50-të për konstituimin e Kuvendit.

    Sipas Hazirit, kjo verë do të karakterizohet me këtë situatë.

    “Kemi një lloj kokfortësie politike në vazhdimësi, për të mbërritur qëllime të tjera politike”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!