Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në konferencën për media ka theksuar se vendi është në një situatë krize, dhe se nëse konstituimi i Kuvendit s’ndodh brenda afatit 30 ditësh nga Gjykata Kushtetuese, atëherë pasojat mund të jenë të pariparueshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Për shkak se jeta institucionale në vend është në “situatë të paprecedentë”, Presidentja delaroi se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetutese për të kërkuar sqarime për pasojat juridike të mos respektimit të afatit për konstituimin e Kuvendit.
Madje krahas kësaj ajo ka kërkuar nga Gjykata Kushtetutese edhe pezullimin e afatit 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, pasi siç tha ajo është një mundësi që të shmanget futja e institucioneve në bllokadë të pafundme.
“Kam paraqitur kërkesë në Kushtetutese për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese te krijuar nga mungesa e konstitutimit të Kuvendit. Kjo është një kërkesë që paraqitet pas një situate të paprecedentë që përkundër aktgjykimit të Kushtetueses i cili ka paraqitur afatin kushtetues kanë mbetur vetëm pak ditë, por nuk shihet në horizont kompromisi për konstituoimin e Kuvendit brenda këtij afati. Duke qenë se çdo afat dhe moszbatim duhet të ketë edhe pasoja por ato nuk janë sqaruar në aktgjykimin paraprak, kërkesa jonë është kërkesë për qartësimin e pasojave juridike për moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit brenda 30 ditësh. Kjo kërkesë bëhet për shkak të parandalimit të pasojave të pariparueshme”.
“Bashkë me këtë kërkesë kemi paraqitur edhe kërkesën për masë të përkohshme për pezullim të rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh. Kërkesa për masë të përkohshme është mundësi që të shmanget futja e institucioneve në një bllokadë pafund dhe hyrja në situatë ku institucioneve do të mund të krijoheshin në mënyrë kundërkushtetuese dhe do të ishin të pasafatshme”, tha Osmani në konferencë për media.
Presidentja Osmani në kërkesat e saj tha se edhe mund të tërhiqen nëse këto katër ditë konstitutiohet Kuvendit, por çështjet që ajo tha se kanë ngritur janë të rëndësishme edhe për legjislaturat e ardhshme.
“Kërkesa e dërguar në Kushtetuese nuk e paragjykon epilogun në vazhdimit e afatit prej katër ditësh. Në rast se ka sukses ne mund ta tërheqim edhe pse qartësitë për çështjet që i kemi ngritur besojmë janë esenciale edhe për legjislaturat e ardhshme. Qëllimi është që të qartësohet situata lidhur me moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit dhe të sqarohet se si ushtrohen kompetencat e secilit institucion kushtetues”, tha Osmani.
“Duhet të sqarohet në rast se Kuvendi konstituiohet pas 26 korrikut. E shohim të domosdoshme të kemi qartësi rreth pasojave juridike të mos respektimit të afatit për konstituimin e Kuvendit”, tha Osmani para gazetarëve.
/Reporteri.net/