×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Osmani reagon pas kritikave për kërkesën për masë të përkohshme për 30 ditëshin

    Reporteri
    22 Korrik 2025 | 18:03

    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas kritikave lidhur me kërkesën për masë të përkohshme lidhur me afatin e caktuar për konstituimin e Kuvendit, që e ka përfshirë në kërkesën që dorëzoi sot në Kushtetuese lidhur me ngërçin e krijuar.

    Osmani ka thënë se kërkesa e dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese ka për qëllim mbrojtjen e rendit kushtetues të vendit nga pasojat e pariparueshme, shkruan Reporteri.net.

    Ajo u ka bërë thirrje partive që të konstituojnë Kuvendin.

    “Kjo kërkesë para Gjykatës nuk është një zgjedhje politike, por një obligim kushtetues dhe moral ndaj popullit të Republikës së Kosovës, i cili ka votuar për të pasur institucione funksionale. Interesi i vendit dhe Kushtetuta duhet të qëndrojnë mbi çdo llogari politike”, ka shkruar Osmani./Reporteri.net

    Shtatë kërkesat e Osmanit drejtuar Kushtetueses lidhur me ngërçin, çka thuhet në dokumentin prej 27 faqesh që e dorëzoi sot

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!