Robert Berisha ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave jo vetëm për jetën private e këngët e reja që ai sjell në tregun muzikor shqiptar, por edhe për pamjen e tij, trupin e palestruar dhe faktin që vajzat çmenden pas tij.
Mirëpo nuk ndodh e njëjta gjë me këngëtaren shumë të dashur për publikun, Barbana Dinin.
E ftuar në emisionin “Mirage”, Barbana duhet të zgjidhte mes personazheve të njohur dhe pyetja që iu drejtua ishte: “Një natë me Lorik Canën apo me Robertin?”
“Me asnjërin, thjesht nuk më pëlqejnë, nuk i shoh me atë sy”, u shpreh Barbana.
Kujtojmë që javën e kaluar në të njëjtën rubrikë ishte dhe Jeta Faqolli e cila përballë kësaj pyetje zgjodhi Robertin duke i kërkuar falje Norës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.