Në ditën e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, organizatat e shoqërisë civile i bëjnë thirrje deputetëve dhe liderëve politikë që të mos e shpërdorojnë këtë shans të fundit për të dalë nga kriza institucionale.
Ato kërkojnë vullnet dhe lidership për kompromis, kthim te votimi i hapur për Kryetarin e Kuvendit dhe veprim në interes të publikut për të shmangur pasojat e rënda politike e shoqërore.
Teksti i plotë:
? ?????? ? ???????????? ?? ????????? ??????
? ?ë ??????ë????? ????ë??? ? ?????? për ?? ?????????? ????????
Në ditën e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, ne – organizatat e shoqërisë civile – u bëjmë thirrje të gjithë deputetëve që ta përdorin me përgjegjësi këtë mundësi të fundit për të përmbushur detyrimin e tyre kushtetues dhe për t’i hapur rrugë formimit të institucioneve të reja.
Dalja nga kjo krizë është ende e mundur, por kërkon vullnet dhe lidership politik. Partitë politike duhet të intensifikojnë përpjekjet për arritjen e konsensusit përmes kompromisit dhe bashkëpunimit.
Kthimi në votimin e hapur për Kryetarin e Kuvendit, sipas praktikës së deritanishme, është hap kyç dhe i domosdoshëm për të mundësuar zhbllokimin institucional.
Një dështim tjetër do të thellonte krizën aktuale dhe do të prodhonte pasoja të rënda politike, shoqërore dhe ekonomike për vendin. Prandaj, u bëjmë thirrje liderëve politikë dhe çdo deputeti që të veprojnë me maturi, përgjegjësi dhe në frymën e interesit publik.