Deputeti i NISMA-s, Fatmir Limaj, pas dështimit të seancës të 53-të të Kuvendit, ka thënë se asnjë ditë nga 30 ditëshi nuk është i shfrytëzuar për faktin se deputetët nuk ju është dhënë mundësia të votojnë.

Ai tha se Kryesyesi i seancës, Avni Dehari, ka bërë devijim nga rendi i ditës.

“Gjendja ka mujt mos me ardh këtu, por ka ardhë. Unë e vlerësoj që asnjë ditë nga 30 ditëshi i Gjykatës [Kushtetuese] nuk është i shfrytëzuar, deputetët nuk kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë të drejtën e votimit, asnjë ditë nga 30 ditëshi nuk është i shfrytëzuar për faktin se deputetët në asnjë rast nuk iu ka dhënë mundësia të votojnë”, tha Limaj.

Reklamë

“Kryesuesi ka bërë devijime nga rendi i ditës”, tha ndër tjera Limaj.

Ai tha se Nisma do të jep kontributin e vet për ndihmën e instucionve. /Reporteri.net/.