Kuvendi i Kosovës do të mblidhet pas pak minutash, në seancën e thirrur për në ora 22:00 për tentimin e 54-të për konstituim. Kjo do të jetë edhe përpjekja e fundit para përfundimit të afatit kushtetues.
Ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është përgjigjur me “po” kur u pyet se a do të konstituohet Kuvendi në seancën e sontme.
“Paaj… Po”, thotë Sveçla teksa hyn në Kuvend kur po bëhen përgatitjet për tentativën e 54-t për konstituim.