×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Fotografitë ku FSK shihej duke shkuar në Veri pa KFOR’in, Manxhuka i reagon Ambasadës gjermane: Nuk i manipuluam

    Reporteri
    29 Korrik 2025 | 22:43

    Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i ka reaguar Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, e cila shprehu shqetësim për politizimin e dërgimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit, për gjetjen e trupit të mërgimtarit 33-vjeçar që u mbyt në këtë liqen.

    Në reagimin e Ambasadës u tha se shqetësuese janë akuzat “për manipulim me fotografi – konkretisht, heqja e elementëve të dukshëm të shoqërimit të KFOR-it, për të promovuar narrativë të rrejshme”.

    Lidhur me këtë, Manxhuka ka thënë se në postimin e nxjerrë nga VV me një fotografi nuk ka asnjë manipulim, shkruan Reporteri.net

    “Fotografia e përdorur nga ne është marrë nga postimi i Ministrit të Mbrojtjes që është marrë nga mediumi Kallxo.Com”, thuhet në reagim.

    “Në fotografitë dhe linqet më poshtë mund ta shihni qartazi që nuk ka asnjë manipulim dhe fotografitë janë të vërteta e lehtësisht të vërtetueshme.  Është shumë me rëndësi që në epokën e lajmeve të rreme reagimet të jenë të bazuara në fakte dhe të vërtetën dhe jo të shtresëzohen mbi lajme të rreme. Në të vërtetë vet lajmi për manipulimin e fotografisë nga ana e VV-së është fake neës çka duhet se ju ka vendosur në lajthitje edhe vet juve”, ka shkruar Manxhuka.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!