Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj thirrjeve “vdekje për shqiptarët” në ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut– Rumani.
Sipas tij, “ndryshimi” që ka sjellë Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, po dërgon të fala përmes siç thotë klithmave shoviniste dhe raciste ndaj shqiptarëve.
Ai e kritikoi heshtjen e Kurtit për thirrjet “Dhoma gazi për shqiptarë” dhe “Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur”, edhe pse Kurti është kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut.
Postimi i plotë i tij:
“Ndryshimi” që e solli Albin Kurti në Maqedoni të Veriut po ju bën të fala me klithmat shurdhuese:
“Dhoma gazi për shqiptarë”.
“Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur
“Maqedoni e pastër (pa shqiptarë”.
“Shqiptarët e mallkuar ta dijnë se emri Maqedoni nuk zhduket”.
Asnjë fjalë, asnjë reagim nga Kurti, kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoni të Veriut.