Instagrami ka prezantuar një veçori të re që ndan me miqtë vendndodhjen tuaj të saktë në kohë reale. Ka shumë arsye pse duhet të mendoheni mirë përpara se ta aktivizoni.
Këtë javë, në SHBA, Instagrami prezantoi një pamje të re me hartë, e cila gjendet në krye të kutisë së mesazheve direkte. Harta, në mënyrë konfuze, kombinon dy forma të ndarjes së vendndodhjes:
Përfshin vendndodhjet që i keni etiketuar vetë në postimet apo historitë e fundit.
Ju nxit të aktivizoni një formë të re të ndarjes pasive të vendndodhjes, duke i lejuar miqtë të shohin se nga ku e keni hapur për herë të fundit aplikacionin, edhe nëse thjesht keni shfletuar.
Shumë përdorues janë tronditur kur kanë parë vendndodhjen e tyre në hartë, duke bërë që drejtuesi i Instagramit, Adam Mosseri, të publikojë një sqarim të enjten: “Vendndodhja juaj ndahet vetëm nëse vendosni ta ndani.”
Të ndash vendndodhjen në kohë reale mund të duket argëtuese dhe është e njohur mes të rinjve që përdorin aplikacione si Apple FindMy apo Snap Map në Snapchat. Por ekspertët e marrëdhënieve dhe prindërimit paralajmërojnë se ndarja e vendndodhjes mund të kthehet në diçka stresuese apo edhe të rrezikshme.
Si ta ndaloni
Për të mos u shfaqur në Instagram Map:
Zgjidhni “Askush” te opsioni “Kush mund ta shohë vendndodhjen tuaj” në cilësimet e aplikacionit.
Mos vendosni më vendndodhje në postime, histori apo reels.
Më mirë akoma, ndaloni mbledhjen e vendndodhjes nga Instagrami: shkoni te Cilësimet e telefonit → Privatësia → Vendndodhja → dhe fikeni për Instagramin.
Instagrami ofron disa kontrolle:
Mund të zgjedhësh nëse vendndodhja ndahet me të gjithë miqtë (dmth ndjekësit që edhe ti i ndjek mbrapsht), me “miqtë e ngushtë” ose me individë të veçantë.
Mund të përjashtosh vende të caktuara, njerëz të caktuar ose periudha të caktuara kohe.
Por kjo kërkon menaxhim. Nëse nuk e kontrollon vazhdimisht, mund të përfundosh duke ndarë vendndodhjen me ish-partnerë, kolegë pune apo edhe miq që nuk i doni më.
Një lajm i mirë
Instagram thotë se maksimumi që ruan të dhënat e vendndodhjes në hartë është 3 ditë. Gjithashtu, nuk e përdor këtë të dhënë për reklama.