Këngëtarja e mirënjohur, Leonora Jakupi, ka votuar pak më parë në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë. Ajo ftoi të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të dalin të votojnë në zgjedhje.
“Shfrytëzoj rastin t’i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin të votojnë, sepse vota jonë është për shtetin tonë”, ka thënë Leonora Jakupi në T7.
Ajo tha se në këto zgjedhje pret diçka më të mirë dhe se këto zgjedhje janë të rëndësishme për rininë tonë.
“Nga këto zgjedhje presim diçka më të mirë, por më e rëndësishme është rinia jonë”, është shprehur Jakupi.
Këngëtarja i uroi të gjithëve suksese sepse, sipas saj, të gjithë janë të njëjtë.
“Të gjitha subjekteve ju uroj suksese, të gjithë janë të barabartë, janë shqiptarë dhe të njëjtë për mua”, ka thënë Jakupi.
Krejt në fund këngëtarja ftoi të punohet për shtetin si në kohën e luftës.
“Ftoj të gjithë të punojnë bashkë për shtetin si në kohën e luftës”, shtoi Jakupi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.