×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Temat kyçe që mund të përmenden në takimin mes Trumpit dhe Zelenskyt në Washington

    Reporteri
    18 Gusht 2025 | 11:37

    Mbi tre vjet luftë në Ukrainë, disa pika kyçe janë përmendur vazhdimisht, e që pritet të përmenden edhe si pjesë e takimit të presidentit të ShBA-së, Donald Trump dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

    Çfarë është Nato dhe Neni 5?

    NATO është një aleancë ushtarake prej 32 shtetesh në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Azinë perëndimore. E krijuar si një mburojë dhe pengesë kundër Bashkimit Sovjetik, ajo është zgjeruar në dekadat pas themelimit të saj më 1949. Në thelb të saj është Neni 5, pjesë e traktatit të NATO-s që thotë se një sulm ndaj njërit prej anëtarëve të saj është sulm ndaj të gjithëve.

    Për shembull, nëse dikush sulmon një vend anëtar të Natos, të gjithë anëtarët e saj duhet të vijnë në mbrojtje të tij. Ukraina aktualisht nuk është anëtare, por ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar – gjë për të cilën Rusia kundërshton fuqishëm.

    Çfarë është Krimea?

    Krimea është një gadishull ukrainas në Detin e Zi, në jugun më të skajshëm të vendit. Për më shumë se një dekadë, ajo ka qenë nën pushtimin rus pasi forcat e Moskës e aneksuan atë në mënyrë të paligjshme në vitin 2014. Pozicioni i saj në vijën bregdetare të Ukrainës i jep asaj rëndësi strategjike për Rusinë.

    Çfarë është Donbasi?

    Donbasi është një zonë me rëndësi strategjike, e pasur me minerale dhe industri, në lindjen më të largët të Ukrainës, e përbërë nga dy provinca, Luhansk dhe Donetsk. Për pjesën më të madhe të luftës, forcat ruse dhe ukrainase kanë qenë të përfshira në një betejë rrënuese për kontrollin e rajonit. Forcat ruse kontrollojnë të gjithë Luhanskun dhe afërsisht 70% të Donetskut. Midis tyre, mbi tre milionë ukrainas vlerësohet se jetojnë nën pushtimin rus.

    /BBC/Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!