Përpara jush, paraardhësit tanë!
Neandertalët jetuan në Evropë dhe Azi midis 130.000 dhe 40.000 viteve më parë. Ata dalloheshin për trupin e fuqishëm, ballin e gjerë dhe vetullat e theksuara. Por, ndryshe nga sa mendohej dikur, nuk ishin aspak primitivë.
Ata dinin të krijonin vegla prej guri, të kontrollonin zjarrin, të ndërtonin strehime dhe madje të dekoronin objekte, një shenjë e ndjeshmërisë së tyre kulturore dhe estetike të habitshme.
Studimet gjenetike tregojnë se ADN-ja e Neandertalëve jeton ende brenda nesh, si provë e ndërveprimit me Homo sapiens, që e pasuron historinë tonë evolutive. Hulumtimet e fundit sugjerojnë gjithashtu se ata zotëronin aftësi gjuhësore dhe shprehëse, duke zbuluar një thellësi kulturore shumë më komplekse nga sa ishte imagjinuar.
Megjithatë nuk mund të mos themi që koha dhe evolucioni ka bërë një mrekulli me ne, të paktën në aspektin fizik./tiranapost/
