×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Fb

    Krasniqi takohet me Emisarin francez: Votuam Kryetarin e Kuvendit për ta zhbllokuar situatën

    Reporteri
    27 Gusht 2025 | 11:50

    Emisari i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, është takuar edhe me Kryetarin e Partisë Demokratike e Kosovës.

    Pas takimit, Krasniqi ka thënë se e ka njoftuar emisarin se kanë votuar Dimal Bashën për Kryetar të Kuvendit, për ta zhbllokuar situatën, shkruan Reporteri.net.

    “Biseduam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe për nevojën që vendi ynë të ecë përpara, me institucione funksionale dhe me dialog konstruktiv. Në këtë drejtim, e njoftova emisarin Troccaz që si PDK, ne kemi dhënë kontributin tonë, si përgjegjësi politike, por edhe si vetëdije institucionale, duke votuar kryetarin e Kuvendit në funksion të zhbllokimit të situates”, ka shkruar Krasniqi.

    Ata kanë folur edhe për integrimin evropian, ku Krasniqi ka theksuar  rruga më e drejtë dhe më e shpejtë për të mbyllur kapitullin e Ballkanit Perëndimor është integrimi sa më i shpejtë i vendeve tona në Bashkimin Evropian.

    “E falënderova edhe ambasadorin Guerot dhe të gjithë zyrtarët francezë në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë. PDK mbetet e përkushtuar për stabilitet, përgjegjësi institucionale dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, përfundon postimi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!