Roza Lati është një nga moderatoret që bën më shumë bujë me deklaratat dhe veprimet që bën. Ajo ka treguar disa herë se është një tip që nuk e vret shumë mendjen.
Roza u përfol shumë kur sezonin e kaluar të emisionit të saj “Why Not” puthi Feron në mes të transmetimit. Të njëjtën gjë ka bërë edhe këtë herë me gazetarin Ronaldo Sharka që ishte i ftuar në studio.
“Jo për të bërë qejfin se i kam inat këto njerëzit lajkatarë që të marrin me të mira, por goca si ty i duhen më shumë showbizit shqiptar dhe jo vetëm. Pa komplekse, me një super guxim. Të kam ndjekur që në fillim, lija punët për të të parë”, tha Ronaldo Sharka për Rozën.
“O zot është një fans i vërtetë“, ka thënë Roza dhe papritur e ka puthur në buzë Ronaldon, siç shihet në videon më poshtë.