×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Votimi i ndarë

    “Votat aksidentale” për Emilija Rexhepin, nga LDK thonë se gabimisht e votuan për nënkryetare

    Reporteri
    30 Gusht 2025 | 15:45

    Emilija Rexhepi është zgjedhur nënkrytare e Kuvendit të Kosovës gjatë seancës të së martës, kur u zgjodh edhe Dimal Basha Kryeparlamentar. Pas zgjedhjes, ajo doli me një postim në Facebook, ku falenderoi deputetët që e votuan, përfshirë edhe ata të LDK’së.

    Por, sot deputetë të kësaj partie, kanë deklaruar se vota e tyre për Rexhepin ka qenë gabim teknik, shkruan Reporteri.net.

    Nënkryetarja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se kanë votuar aksidentalisht, meqë kanë menduar se po votohen nënkryetarët si pako.

    “E kemi pranuar, ka qenë një shkarje sepse nuk e kemi ditur që po bëhet ndarja. Ka qenë ѯështje e sekondave. Aksidentalisht e kemi votuar”, tha Bajrami, pas seancës.

    Edhe deputeti tjetër i LDK’së, Arben Gashi, tha se ka qenë gabim votimi i tyre.

    “Ai ishte një veprim që nuk ka qenë i parashikuar, dhe me sa kuptova, thjesht ka qenë një gabim teknik, sepse nuk ka dashur të marrë pjesë, meqë nuk e ka pritur që po ndodh diçka e tillë, për mendimin tim, ishte një gabim teknik”, ka thënë Gashi, para seancës së sotme”, ka thënë Gashi.

    Nënkryetari nga komuniteti serb ende nuk është zgjedhur, por pavarësisht kësaj Kryeparlamentari Basha e ka cilësuar si të përmbyllur seancën konstituive./Reporteri.net

    Votimi i ndarë për nënkryetarët e pakicave që po konsiderohet si shkelje, Emilija Rexhepi thotë se 13 vota i mori nga LDK’ja

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!