×
  • Extra
  • Raporto
  • Tech&Auto

    Mos u lodhni më për të gjetur fjalët e duhura, lërjani këtë asistentit tuaj në WhatsApp

    Reporteri
    01 Shtator 2025 | 10:56

    Pse të mendosh se çfarë do të shkruash në një mesazh, kur mund ta bëjë Meta AI?

    WhatsApp po nxjerr një opsion që quhet “Writing Help”, i cili u jep përdoruesve aftësinë të zbukurojnë dhe qartësojnë mesazhet e tyre.

    Sipas shembullit të platformës, të thuash diçka të drejtpërdrejtë si “të lutem, mos i vër çorapet e pista në divan”, mund të tingëllojë keq.

    Writing Help do t’i bëjë fjalitë të tingëllojnë më mirë, më miqësore dhe sipas WhatsApp, thjesht “do të vendosë tonin e duhur të bisedës”.

    “Mund të rishqyrtoni sugjerimet e AI në stile të ndryshme si profesionale, gazmore apo mbështetëse dhe mund ta përzgjidhni apo të vazhdoni të bëni ndryshime për të marrë mesazhin e përsosur”, tha kompania.

    Për ta aktivizuar, duhet që përdoruesit kenë përditësuar aplikacionin dhe të nisin të shkruajnë mesazhin e tyre në njërën prej bisedave, më pas të klikojnë shenjën e lapsit.

    Writing Help, thotë WhatsApp, “i mban mesazhet plotësisht private”, edhe nga Meta. Opsioni nuk është i aktivizuar automatikisht.

    Për momentin ofrohet vetëm në gjuhën angleze në SHBA dhe disa vende të tjera, ndërsa gjatë vitit mund të shtohen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!