×
  • Show Time
  • Show Time

    Këngëtarja e njohur lë burrin dhe nis lidhje të re

    Reporteri
    07 Tetor 2019 | 22:43

    Këngëtarja me famë botërore, Adele, pak kohë më parë bëri një kërkesë zyrtare në një gjykatë në Los Angelos për shkurorëzimin nga ish-bashkëshorti, Simon Konekci.


    Pas divorcit, këngëtarja vendosi të nisë një jetë të re duke hedhur pas krahëve të shkuarën.

    Burime nga mediat e huaja zbuluan se 31-vjeçarja ka dalë në disa takime romantike me reperin Skepta dhe kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me njëri-tjetrin.

    Skepta dhe Adele kanë qenë miq të mirë por pas ndarjes së këngëtares, dyshja filluan ta shikojnë me tjetër sy njëri-tjetrin.

    Vetëm së fundmi, disa burime nga ‘The Sun’, kanë raportuar se Adele e ka prezantuar Skeptën me rrethin e saj të miqve dhe kjo tregon se ato kanë nisur seriozisht një lidhje mes tyre.

    “Fakti që Skepta ka takuar Laurën dhe James-in është një shenjë shumë pozitive. Të gjithë duam më të mirën për ta”, janë shprehur burimet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!